FILLIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve FILLOJ, FILLOHET. Fillimi i punës. Në fillim e sipër.
- Caku ku fillon diçka që shtrihet në hapësirë (një sipërfaqe, një rrugë etj.), vendi ku nis diçka, kreu; burimi, pikënisja; kund. fund. Fillimi e fundi. Fillimi i rrugës. Fillimi i rreshtit. Fillimi i lumit (i përroit, i kanalit).
- Pjesa e parë e një libri, e një vepre; kund. fund; mbarim. Fillimi i librit (i romanit, i artikullit, i poemës). Fillimi i filmit (i dramës).
- Caku që shënon nisjen e një kohe; pjesa e kohës që lidhet me këtë cak; caku kohor që shënon nisjen e një pune, të një veprimi a veprimtarie etj.; pjesa e parë e një pune; kund. fund. Fillim i mirë (i mbarë). Fillimi i vitit (i dimrit). Fillimet e krijimtarisë. Fillimet e letërsisë. Fillimet e shkrimit shqip. Në fillim të verës. Në fillim të shek. XX.
- Forma e parë, nga e cila lind ose zhvillohet me tej diçka; fillesë. Fillimet e jetës.
- vet. sh. Parimet a njohuritë themelore të diçkaje; njohuritë fillestare. Fillimet e stilistikës.
Shprehje
- Fillim e mbarim a) që të gjithë, të tërë; b) gjatë gjithë kohës, tërë kohën.