FILM
m. sh.
- Shirk celuloidi ose pllakë e tejdukshme, e bërë prej një lënde të posaçme, që përdoret për të riprodhuar diçka në fotografi, në mjekësi, në kinematografi etj. Film fotografik (kinematografik). Film radiografie. Laj filmin.
- Shfaqje që regjistrohet në një shirit të tillë dhe jepet në ekran, vepër kinematografike; shirit me pamje të ndryshme, që përdoret për të konkretizuar mësimin etj. Film artistik (dokumentar, shkencor, mësimor). Film televiziv. Film shqiptar. Film i ri. Film me zë (pa zë). Film me ngjyra. Film me ekran të gjerë. Skenari i filmit. Regjisori (operatori) i filmit. Java e filmit shqiptar. Shfaqet një film. Shoh një film.