FILXHAN
m. sh.
- Kupë e vogël prej porcelani ose prej fajance, zakonisht me një vesh të vogël, që përdoret për të pirë kafe, qumësht, çaj etj.; sasia e lëndës sa nxë një kupë e tillë. Filxhan kafeje (çaji). Filxhan me qumësht. Pi një filxhan kafe (çaj). I hedh dy filxhanë miell (një filxhan vaj).
- Veçues prej porcelani, ku lidhen telat e elektrikut a të telefonit (zakonisht ngulet në majë të një shtylle). Vendos filxhanët.
- bot. Lule filxhani.