Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FINANCË

    f. sh.
    1. kryes. sh. Mjetet monetare që ka shteti, gjendja e tyre, qarkullimi i tyre dhe veprimet që kryhen me to. Financat shtetërore. Ministria e Financave. Seksioni i financës.
    2. Fushë e veprimtarisë ekonomike shtetërore që përfshin mjetet monetare dhe veprimet që kryhen me to; degë e administratës shtetërore që merret me këto mjete e veprime; zyra që bën këto veprime. Puna (detyrat) e financës.
    3. bised. Tërësia e parave që ka dikush. Si është nga financa?