Skip Navigation or Skip to Content
X
FINJË f.
Ujë i valuar, ku është tretur një sasi hiri i situr, që përdoret për të larë rroba, enë etj. Finjë me fletë dafine. Kazani i finjës. Bëj finjë. Fut (shtie) në finjë. Laj me finjë. Shkoj në finjë. * U bë finjë a) u dobësua shumë, u tret (për njeriun a për kafshët); b) u varfërua (për tokën). U bë finjë me dikë u zu me fjalë të ashpra, u grind keq. M’u bë koka finjë m’u lodh truri, jam si i trullosur. I kam rrobat (e kam këmishën) në finjë jam shumë i zënë me punë, s’kam kohë fare, s’kam nge të marr frymë.