FIS
m. sh.
- hist. Grup shoqëror në shoqërinë primitive me njerëz të një gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që formonin njësinë bazë të organizimit të jetës e të prodhimit; bashkësi njerëzish në mesjetë që vetëqeveriseshin sipas së drejtës zakonore: fiset ilire.
- etnogr. Bashkësi njerëzish me gjuhë e zakone të përbashkëta, me një prijës në krye: fise shtegtare; / grup njerëzish që rrjedhin nga një stërgjysh; njerëz të një gjaku: fisi i gruas (i burrit).
- bised. Farefis: është një fisi im.
- bised. Kombësi, komb: fisi shqiptar.
- vjet. Familje e mirë, oxhak.
Shprehje
- E ka për fis keq. ajo sjellje i shkon, nuk mund të bëjë ndryshe; do të vejë në fis keq. do ta tregojë veten se ç'është e sa vlen.