Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FISHEK

    m. sh.
    1. Gëzhojë prej metali a prej kartoni e mbushur me barut, me një kapsollë në fund e me një plumb në krye ose me saçma për të qëlluar me armë zjarri të lehta. Fishek luftarak (mësimor). Fishek pushke (mitralozi, çifteje, revolveri). Foleja e fishekut. Gjerdani (kollani) i fishekëve. Krehër (ballë) fishekësh. Heq fishekun.
    2. Copë letre e mbështjellë në trajtë koni me kokë poshtë, që përdoret për të futur në të pemë të vogla, kikirikë etj.; kaush. Një fishek me kikirik (me kumbulla). Bëj fishek.
    3. Emërtim i përgjithshëm për sende e pjesë sendesh që kanë trajtën e gëzhojës a të një gypi të hollë e të gjatë. Fisheku i cigares. Një fishek makarona.
    4. përd. ndajf. bised. Menjëherë, shpejt e shpejt, pa e zgjatur. Shkoi (iku, vajti, u nis) fishek. E nxori fishek përjashta. Doli fishek nga dera.

      Shprehje

      • Fishek pa barut njeri pa vlerë. Fisheku i fundit shih te FUNDIT (i,e). Bëri fishek gjeti një të çarë a një shteg e doli jashtë me vrull (thuhet për flakën e druve që digjen në një kaminë, kur ajo depërton nëpër shtresën e baltës etj. ose kur dikush del me vrull nga një rrethim a nga një gjendje e vështirë). Ishte fishek thjeshtligj. a) s’kishte asnjë lek në xhep; b) ishte i papërgatitur në mësim a në provim, nuk dinte gjë fare. Mbeti fishek thjeshtligj. a) mbeti pa një lek në xhep; mbeti pa gjë; b) mbeti pa njeri, mbeti vetëm. Nuk i ndezi fisheku nuk i eci, nuk ia arriti qëllimit; nuk i shkoi fjala. Ia qiti fishekët një pune e prishi punën dhe është vështirë që të rregullohet. Është fishek i lagur është njeri që nuk ka guxim e nuk vepron, vetëm kanoset, por nuk bën dëm. Është fishek që s’shkrep a) është njeri që s’të ndihmon, s’ke dobi prej tij; b) është frikacak, s’guxon të flasë a te veprojë. I zbrazi tërë fishekët shih te ZBRAZ.