FITIMTAR
Im. sh.
- Ai që ka fituar, ai që ka korrur fitore, ngadhënjimtar. U kthyen fitimtarët. Marshojnë (parakalojnë) fitimtarët.
IImb.
- Që ka arritur fitore të plotë e të gjithanshme në një luftë a në një betejë; që ka korrur fitore pas përpjekjesh të mëdha, fitues, ngadhënjimtar. Popull fitimtar. Ushtri fitimtare. Dolën (u kthyen) fitimtarë.
- Që kryhet me sukses të plotë e të gjithanshëm, që arrin fitore të njëpasnjëshme ose që të çon drejt fitoreve; që gjithnjë fiton, që kurorëzohet me fitore, ngadhënjimtar. Betejë (luftë) fitimtare. Marshim fitimtar. Idetë (mësimet) fitimtare të marksizëm-leninizmit.