Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FITUAR

    mb.
    1. Që është arritur me përpjekje e me këmbëngulje; që ka përfunduar me fitore; kund. i humbur. Luftë (betejë) e fituar. Gjyq i fituar.
    2. Që ka dalë me fitim, që nuk ka pasur dëm; kund. i humbur. Është (doli) i fituar.
    3. Që është arritur me kohë e me punë gjatë përvojës jetësore, që nuk është i lindur. Shprehi të fituara. Reflekse të fituara. fiziol. reflekse të kushtëzuara.
    4. Që është shfrytëzuar mirë dhe me dobi, që nuk ka shkuar kot; kund. i humbur. Kohë (ditë) e fituar.
    5. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.