Skip Navigation or Skip to Content
X
FJALOR m.sh.
1. Libër me fjalët e një gjuhe ose me termat e një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës etj., të cilat renditen zakonisht sipas alfabetit dhe shpjegohen ose përkthehen në një gjuhë tjetër a në disa gjuhë. Fjalor shpjegues (normativ, terminologjik, etimologjik, historik, enciklopedik). Fjalori drejtshkrimor. Fjalor alfabetik (tematik). Fjalor dygjuhësh ( shumëgjuhësh). Fjalor i madh (i mesëm, i vogël). Fjalor xhepi. Fjalori i filozofisë (i ekonomisë, i fizikës, i botanikës, i mjekësisë). Fjalori i sinonimeve (i frazeologjisë). Parimet e fjalorit. Ndërtimi i fjalorit.
2. vet. nj. Tërësia e fjalëve që përdoret në një gjuhë ose që përdor dikush; leksik. Fjalor i pasur (i varfër). Njohja e fjalorit. Pasuroj fjalorin.