Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FLAKADAN

    m. sh.
    1. Zjarr me flakë të madhe; flakë e madhe. Ndez një flakadan.
    2. etnogr. Zjarr me flakë, që bëhej në ditë festash të caktuara, duke djegur pirgje me kashtë a me dëllinja në një shesh të hapët ose në majë të një kodre.
    3. fig. poet. Njeri i shquar, që me idetë e me veprimtarinë e tij frymëzon të tjerët, pishtar.
    4. përd. ndajf. Si zjarr i madh me flakë, si flakë e madhe. Digjet flakadan.