Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FLE

    jokal.
    1. Jam në gjumë; kaloj natën diku; buj; kal. e lë a e çoj diku që të kalojë natën: fle me pulat fle shumë herët; fle me sy hapur (fig.) ka gjumë shumë të lehtë; kush fle me qen, ngrihet me pleshta (fj. u.); macja që fle, nuk zë dot minj (fj. u.); nuk fle delja me ujkun bashkë (fj. u.); e fjeti bagëtinë në mal.
    2. v. III. euf. lart. prehet.
    3. v. III rri në një vend pa lëvizur: fle uji (bora); / edhe v. III, fig. rri si në gjumë, plogështohem; nuk jam syhapët: uji fle, hasmi s'fle (fj. u.).
    4. euf. Bëj marrëdhënie seksuale me dikë.