Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FLETË

    If. sh.
    1. Gjethe.
    2. Cipë e hollë si gjethe që mbulon disa organe të bimëve; flegër; bised. petël: fletët e trëndafilit.
    3. bot. Gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë barishtore: fletë delli gjethe delli; fletë misri bimë zbukuruese me gjethe si të misrit.

      Shprehje

      • Fletë (gjethe
      • ) fiku.
    IIf. sh.
    1. Copë letre zakonisht katërkëndëshe, që përdoret kryesisht për të shkruar; një copë e tillë letre ku është shtypur diçka: fletë fletoreje; fletë reviste; fletë dylli (shtypshkr.) letër e posaçme për të shumëfishuar kopjet në shaptilograf; fletë tipografike (shtypshkr.) fashikull me gjashtëmbëdhjetë faqe.
    2. Një letër e shkruar që jepet si dëshmi, si njoftim etj.: fletë lavdërimi (nderi); fleta e votimit.
    3. Diçka që ka trajtën e një cope letre ose të një pllake të hollë; rrip i gjatë e i hollë i diçkaje të endur etj.; kanat (dere, dritareje etj.); si mb. që ka trajtë të tillë: fletë llamarine (kompensate); fletët e rrotës së mullirit; fletët e qilimit (e çadrës); bakër fletë.

      Shprehje

      • E ktheu fletën (pllakën
      • ) (keq.); i vuri fletë gojës e mbylli gojën; s'foli.
    IIIf. sh.
    1. Krah shpendi; krah aeroplani; diçka në trajtë të tillë: fletët e peshkut.
    2. fig. Fuqi a mundësi e madhe për të bërë diçka: trim me fletë trim i madh.

      Shprehje

      • U bë me fletë (me krahë
      • ); i ranë fletët (pendët
      • ); i dha fletë (krahë
      • ); mori fletë (krahë
      • ).