Skip Navigation or Skip to Content
X
FLETORE f.sh.
1. Disa fletë letre, të qepura bashkë në njërën anë në mes dy kapakësh, që përdoren për të shkruar në to, për të vizatuar etj. Fletore shkrimi (vizatimi, bukurshkrimi, aritmetike). Fletore shënimesh. Fletore xhepi bllok i vogël për shënime. Fletorja e kujtimeve. Fletore me vija të gjera (me vija të ngushta, me katrorë). Kapaku i fletores. Shkruaj në fletore.
2. vjet. Gazetë. Fletore zyrtare. Fletore e përkohshme.