Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FLOK

    m. kryes. sh.
    1. Qimet e kokës së njeriut: me flokë të ashpër (të butë); nga maja e flokut te thonjtë e këmbës në të gjithë trupin; qeth (pres) flokët; iu thinjën (i ranë) flokët; i ka marrë flokët të birit (etnogr.); humbi kokën e pyet për flokët (fj. u.).
    2. Diçka si qimet e kokës a si fije të gjata: velenxë me flokë flokje; / copëz e lehtë si push a fije e hollë e diçkaje kur bie: flokë bore; flokë pambuku.

      Shprehje

      • M'u drodhën flokët (qimet e kokës, leshrat e kokës) m'u rrëqeth mishi; mbahet pas flokëve të vet iron. mbështetet te diçka shumë e dobët dhe e pasigurt; m'u ngritën (m'u çuan) flokët (qimet e kokës, leshrat e kokës) përpjetë u zemërova shumë; u inatosa shumë.