FLUTURIM
m. sh.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve FLUTUROJ, FLUTUROHET. Fluturim ajror. Fluturime ndërkombëtare. Fluturimi i zogjve. Fluturimi i aeroplanit. Fluturimi i predhës. Kryej (bëj) një fluturim. Gjatë fluturimit. Në fluturim (e sipër) në kohën e fluturimit, duke fluturuar.
- përd. ndajf. Fluturimthi. Sulet fluturim.
Shprehje
- Fluturim lirik let. ndërprerja e fillit të tregimit të ngjarjeve në një vepër letrare nga autori për të shprehur me lirizëm ndjenjat e mendimet e veta.