FLUTUROJ
jokal.
- vet. veta III. Ngrihet e lëviz në ajër me anë të krahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse, me motor etj. (për aeroplanin, raketën etj.). Fluturon zogu. Fluturon shqiponja. Fluturon aeroplani. (helikopteri). Fluturon raketa. Fluturon plumbi (predha, shigjeta).
- vet. veta III. Zhvendoset në ajër me shpejtësi; shpërndahet në ajër, e merr era. Fluturojnë gjethet. Fluturojnë fletushkat. I fluturoi kapela.
- Udhëtoj me aeroplan a me ndonjë mjet tjetër fluturues; drejtoj aeroplanin; bëj një fluturim. Fluturoj me aeroplan. Fluturoj për herë të parë. Fluturoj mbi det.
- Lëviz në rrugë a eci shumë shpejt; iki menjëherë e me nxitim; jam shumë i shpejtë dhe i shkathët (në një punë). Fluturonte makina (autobusi, treni). Fluturoi nga shtëpia. Fluturon në punë.
- vet. veta III fig. Kalon, ikën shpejt (për kohën). Fluturon koha. Fluturonin orët.
- fig. Jam shumë i gëzuar, nuk përmbahem dot nga gëzimi, nga lumturia etj. Fluturonte nga gëzimi.
- fig. bised. E marr çdo gjë me mendjelehtësi, gënjehem shpejt; fantazoj. Ai fluturon gjithnjë.
- vet. veta III fig. Përhapet me shpejtësi në drejtime të ndryshme, shpërndahet; shkon gjithandej, merr krahë. Fluturon lajmi. Fluturon kënga. Fluturon mendimi. Fluturon fantazia.
- vet. veta III fig. Shpenzohet lehtë (për paratë); ikën, shpëton. Fluturojnë fjalët. Fluturon leku. Me fluturoi nga duart me shpëtoi.
- kal. Flak tutje, hedh. Me vinte ta fluturoja nga dritarja.
Shprehje
- Të fluturon koka (të fluturojnë trutë) të pret dënimi me i madh, të ikën koka, vdes. I fluturoi mendja u hutua fare, s’është në vete. Fluturon me një fije bar përçm. shih te BAR,~I I.