FOLËS
Im. sh.
- Ai që flet për diçka në një mbledhje të gjerë, ai që mban një fjalim ose që bën një diskutim.
- Ai që jep lajmet a programet në radio ose në televizion, spiker. Folësit e radios. Zëri i folësit.
IImb.
- Që ka të bëjë me të folurit, që lidhet me shqiptimin e tingujve. Aparati folës.
- Që riprodhon fjalët e njeriut të regjistruara me parë, që ka zë, me zë. Film folës.
- gjeogr. Që tregon diçka me anë të shenjave e të shkronjave, që i ka të shënuar emrat gjeografikë; kund. memec. Hartë folëse.
Shprehje
- Gazetë folëse shih te GAZET/Ë,~A.