Skip Navigation or Skip to Content
X
FOTOGRAFOJ kal.
1. Nxjerr në fotografi. Fotografoj fshatin (shkollën). Fotografoj shokët.
2. fig. Riprodhoj a përshkruaj diçka drejtpërdrejt e me përpikëri, ashtu siç është, pa dalluar atë që është e rastit nga ajo që është tipike dhe pa bërë ndonjë përgjithësim. Fotografon faktet.
3. Vëzhgoj në mënyrë të përpiktë veprimet e dikujt, mat si me kronometër një proces pune etj. Fotografoj ditën e punës.