FQINJ
Im. sh.
- Ai që banon afër me dikë tjetër, ai që e ka shtëpinë a banesën ngjitur me atë të një tjetri. Fqinj i im. Fqinjë të mirë. Jemi fqinjë. Shkoj te fqinjët.
- Shtet a vend që ka kufi të përbashkët me një tjetër; secili nga popujt e vendeve që kanë kufi të përbashkët. Marrëdhëniet me fqinjët. Fqinjët tanë të Jugut (të Veriut).
- Ai që ndodhet a është ulur afër dikujt tjetër.
IImb.
- Që banon afër një tjetri; që jeton pranë e pranë me një tjetër. Familje fqinje.
- Që ka kufi të përbashkët me një shtet tjetër, që është afër me një vend a me një popull tjetër. Shtete (vende) fqinje. Popuj fqinj.
- Që ndodhet në një truall të afërt me një tjetër; që ndodhet afër a përbri dikujt; që është vendosur a është ulur pranë dikujt a diçkaje tjetër. Shtëpi fqinje. Tryeza fqinje. I sëmuri fqinj. Arat (tokat) fqinje. Gjuhë fqinje. Në fshatin fqinj. Në dhomën fqinje.