Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FRAGMENT

    m. sh. libr.
    1. Copë e thyer prej diçkaje, pjesë. Fragment ene.
    2. Pjesë e marrë veças prej diçkaje, pjesë e një vepre artistike; pjesë e shkëputur a e mbetur nga një tekst. Fragment letrar (muzikor). Fragmente romani (poeme). Fragment i një dorëshkrimi.
    3. Periudhë kohe; pjesë nga jeta a veprimtaria e dikujt. Fragmente nga jeta.