Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FRE

    Im. sh.
    1. Gojëza prej metali së bashku me rripat, që u vihet kuajve e mushkave; ngojëz: si kalë pa fre; tërheq (shtrëngoj, lëshoj) frerin.
    2. fig. Mjet për ta ndalur dikë që të mos sillet a të mos veprojë keq, pengesë (edhe në njësi frazeologjike): është pa fre është i papërmbajtur, sillet lirisht; i duhet një fre (dikujt) i duhet të përmbahet, të dijë kur të flasë e si të flasë, si të sillet e si të veprojë; s'ka fre (bised.) është i papërmbajtur; s'ka njeri që ta mbikëqyrë a të kujdeset për të; ia lëshoi (ia liroi) frerin (dikujt) (keq.) e ka lënë të lirë të veprojë si të dojë; ia lëshoi frerin gojës (gjuhës) (keq.) nuk matet kur flet; e mban nën fre (dikë) e kontrollon dhe e frenon; e futën (e vunë) në fre (dikë) e vunë nën kontroll dhe nuk e lënë më të bëjë si të dojë; i vuri fre (dikujt a diçkaje) e pengoi, e ndaloi; e frenoi; i vuri fre (ia shtrëngoi frerin) gojës tregohet më i matur kur flet.

      Shprehje

      • E mori frerin nëpër këmbë nuk ka më frikë, nuk pyet më për asnjeri; e mban frerin ngrehur nuk bën lëshime, nuk i lë të bëjnë si të duan; i vë fre pleshtit merret me gjëra fare të kota; nxjerr probleme aty ku s'ka.
    IIm. sh.
    1. Kërcelli i veshit të rrushit pa kokrrat; rrëfanë: fre qershie (kungulli).