FRENUES
Im. sh.
- hek. Ai që merret me ndreqjen dhe me kontrollimin e frenave të trenit.
- tek. Mekanizëm që shërben për të ndaluar a për të ngadalësuar lëvizjen e diçkaje.
- fig. Ai që ndalon ose pengon zhvillimin e përparimin e dikujt a të diçkaje.
IImb.
- Që shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar me anë të frenave lëvizjen e një automobili a të një mjeti tjetër lëvizës. Mekanizëm frenues.
- fig. Që e mban në vend dikë a diçka, që nuk e lë të shkojë me përpara; që e pengon a e ngadalëson zhvillimin e përparimin e dikujt a të diçkaje. Qëndrim (veprim) frenues. Pikëpamje frenuese.