Skip Navigation or Skip to Content
X
FRON m.sh.
1. Lloj karrigeje e ulët, zakonisht prej dërrase dhe pa mbështetëse; karrige. Fron shtëpie. Rri (ulem) në fron.
2. Karrige e zbukuruar, që vendoset në një vend të veçantë, ku zakonisht rrinë mbretërit, peshkopët etj. gjatë pritjeve zyrtare ose kur zhvillohen ceremoni të posaçme. Froni i mbretit.
3. fig. Pushteti i lartë i një mbreti a i një perandori. Fitoi (humbi) fronin. La fronin. Hipi në fron. Ra (zbriti) nga froni.
4. Fundi i lartë e i zgjeruar i një gote a i një ene tjetër. Gota me fron.
5. Takë e lartë e këpucëve të grave. Këpucë me fron.
6. Vigu i të vdekurit. * Lëshoi fronin (vendin) shih te LËSHOJ.