FSHATAR
Im. sh.
- Ai që jeton në fshat dhe merret kryesisht me bujqësi a me blegtori; banori i një fshati, katundar. Fshatar i varfër (i mesëm, i pasur). Fshatar kooperativist. Fshatarët e Myzeqesë. Jetoj në mes të fshatarëve.
- bised. Bashkëfshatar. Ky është fshatari im.
IImb.
- Që ka të bëjë me fshatin ose me fshatarët, që është karakteristik për fshatin ose për fshatarët, i fshatit ose i fshatarëve; që është krijuar nga fshatarët. Grua (vajzë) fshatare. Familje fshatare. Rinia fshatare. Veshje (banesë) fshatare.