FSHESË
f. sh.
- Tufë melekuqesh të thata a bimësh të tjera barishtore ose tufë degësh të holla të disa shkurreve, të qepura e të lidhura bashkë dhe me një bisht, që përdoret për të fshirë shtëpinë, oborrin, rrugën etj. Fshesë melekuqeje (zhuke, bari, shqope). Fshesa e re fshin më mirë. fj. u.
- Aparat i posaçëm elektrik që përdoret për të thithur pluhurin në dhoma e në vende të tjera, për të pastruar mobiliet, raftet me libra, veshjet etj. Fshesë elektrike (automatike).
- Tufë kashte me një bisht, që përdoret zakonisht nga farkëtari për të mbledhur zjarrin dhe për ta spërkatur atë me ujë. Fshesë zjarri. Fshesa e farkëtarit.
- bot. Melekuqe. Mbjellin fshesë. Korrin fshesën.
- bot. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje bimësh, kërcejtë e degët e të cilave përdoren për të fshirë. Fshesë e egër.
- Fshirje me fshesë. I dha (i shkoi) një fshesë dhomës (shtëpisë, oborrit) e fshiu shpejt e shpejt.
Shprehje
- Bishti i fshesës njeri që nuk përfillet nga të tjerët (në një familje a në shoqëri). I ra fshesa (kosa, gërsheta) shih te BIE I. E bëri fshesë dikë e trajtoi keq dikë, e mori nëpër këmbë. I vuri fshesën dikujt a diçkaje a) e përzuri dikë, e dëboi; b) e zhduku fare diçka, e fshiu nga faqja e dheut. Bëju fshesë shtëpisë sate! fj. u. secili duhet të shohë dhe të ndreqë më përpara të metat e veta, pastaj të qortojë të tjerët. Është (ende) fshesë e re dikush sapo ka filluar të punojë dhe është ende shpejt për ta vlerësuar punën e tij; në fillim përpiqet e mund të punojë mirë, por s'dihet si do të punojë më vonë. Unë për lisa, ti për fshesa shih te LIS,~I. Fshesa e qershisë bujq. tufë e dendur degësh që dalin në trungun e qershisë e të vishnjës dhe që i dëmtojnë ato. Lule fshese bot. shih te LUL/E,~JA.