Skip Navigation or Skip to Content
X
FSHIHEM I vetv.
1. Shkoj në një vend ku nuk dukem a që nuk e di njeri që të mos më gjejnë dot; futem në një vend të fshehtë për t'u ruajtur nga ndonjë rrezik. U fsheh prapa derës (pas gardhit). U fsheh në qilar. U fsheh në pyll.
2. vet. veta III fig. Gjendet në gjirin e diçkaje, ruhet e padukshme në brendinë a në përbërjen e diçkaje. Në tokë fshihen minerale me vlerë. Fshihen rezerva të mëdha.
3. vet. veta III bised. Perëndon. U fsheh dielli.
4. pës. e FSHEH. * Fshihet pas bregut shih te BREG,~U. Fshihet pas (prapa) gishtit (pas hijes së gishtit) shih te GISHT, ~I. Fshihet pas gjuhës së vet shih te GJUHË,~A I. Nuk fshihet derri në thes fj. u. shih te DERR,~I. Nuk fshihet (nuk mbulohet, nuk zihet) dielli me shoshë fj. u. shih te DIELL,~I. Nuk fshihet (nuk hyn, nuk futet) hosteni (minarja) në thes fj. u. shih te MINAR/E, ~JA.