FTOHTË
Ias.
- Gjendja kur ajri ka temperaturë të ulët, kohë e ftohtë, klimë e ftohtë; mjedis që të mban ftohtë a që të bën të mërdhish; ftohtësi, kund. të ngrohtët; të nxehtët. Të ftohtë i madh. E duroj të ftohtët. Nuk do të ftohtë. Kam të ftohtë mërdhij.
- Temperaturë e ulët që ka njeriu nga një sëmundje. Ka shumë të ftohtë.
- Sëmundje që shkaktohet nga ftohja dhe që shfaqet te njerëzit ose te disa kafshë me pezmatim të pleurës së mushkërive, plevit; e ftohur. Ka marrë të ftohtë.
IIf. sh.
- Gjendja kur ajri ka temperaturë të ulët, kohë e ftohtë, klimë e ftohtë, të ftohtët. Të ftohtat e mëdha. E ftohta e dimrit. Zuri e ftohta. I prishi e ftohta pemët.
- shih FTOHTË,~T (të)
- E ka nga e ftohta që ka marrë.
IIImb.
- Që ka temperaturë të ulët, që ka ftohtësi; kund. i ngrohtë; i nxehtë. Ujë (ajër) i ftohtë. Rrymë e ftohtë. Tokë e ftohtë. Është i ftohtë.
- Që e mban temperaturën të ulët, klimë ku njeriu mërdhin. Dhomë (sallë, zyrë, shtëpi) e ftohtë. Vend i ftohtë.
- Që ka dalë prej kohe nga furra, që ka kohë që është zier ose është pjekur dhe nuk është më i ngrohtë (për bukën, gjellën etj.). Bukë (gjellë) e ftohtë. Byrek (mish) i ftohtë.
- Që është me ngrica e me acar (për motin); që ka klimë me temperaturë shumë të ulët gjatë gjithë vitit (për vendet); që bën ftohtë. Mot (dimër) i ftohtë. Ditë (klimë) e ftohtë. Vende të ftohta.
- Që e ka temperaturën e zakonshme më të ulët sesa trupi i njeriut (për gjakun e disa kafshëve). Kafshë me gjak të ftohtë.
- fig. Që nuk tregohet i dashur a i përzemërt me njerëzit e tjerë, që nuk është i afrueshëm me të tjerët; që është shumë i përmbajtur në shfaqjen e ndjenjave; që sillet a vepron me mospërfillje ndaj dikujt a diçkaje, mospërfillës. Njeri i ftohtë.
- fig. Që nuk ka a nuk shpreh ndjenja të ngrohta e miqësore; që bëhet pa dashuri e pa përzemërsi ose me mospërfillje. Pritje (sjellje) e ftohtë. Qëndrim (vështrim) i ftohtë. Mjedis i ftohtë. Letër (bisedë, përgjigje) e ftohtë. Takim i ftohtë.
- fig. Që nuk të tërheq e nuk të ngjall ndonjë ndjenjë, që nuk të prek shqisat a ndjenjat. Ngjyra të ftohta. Përshkrim i ftohtë.
- tek. Që bëhet në temperaturë të ulët. Përpunimi i ftohtë i metaleve.
- Sëmundja e ftohtë euf. tifoja. Me gjak (me gjykim) të ftohtë me gjakftohtësi. E pafsha të ftohtë! mallk. vdektë! Si ujët e ftohtë me dëshirë te madhe; me padurim; si ujët e pakët. E bëri për ujë të ftohtë dikë shih tek UJ/Ë,~I. I bien (i shkojnë, i dalin, e mbulojnë) djersë të ftohta është në gjendje shumë të vështirë, e ndien veten shumë ngushtë (kur dikë e qortojnë ose e dënojnë për një gabim a faj, kur e vëmë përpara përgjegjësisë etj;). E ka barkun (zemrën) të ftohtë ka shpresa të pakta, nuk beson shumë se do të bëhet diçka. I ka qiqrat të ftohta me dikë ka marrëdhënie të këqija me dikë; nuk shkon mirë me të.
IVndajf.
- Me temperaturë të ulët, me acar e me thëllim (për motin dhe për mjedisin). Bën ftohtë. Ishte (shumë) ftohtë.
- Në temperaturë të ulët, sa ndiej të ftohtë. Jemi shumë ftohtë këtu! Të mbajnë ftohtë këto rroba.
- fig. Pa përzemërsi e pa dashuri, jo miqësisht; me mospërfillje, në mënyrë të ftohtë, me ftohtësi. E priti ftohtë. Sillej ftohtë. E përshëndeti ftohtë. I rri ftohtë dikujt.