FTOHUR
Ias.
- shih FTOHJ/E,~A 1
- shih FTOHUR,~A (e).
IIf.
- Sëmundje e organeve të frymëmarrjes, që shkaktohet nga një ftohje e përgjithshme e organizmit, rrufë; sëmundje e mushkërive që shkaktohet nga ftohja; të ftohtë. Jam me të ftohur. Ka marrë të ftohur.
IIImb.
- Që i është ulur temperatura: që është bërë më i ftohtë, që i është hequr të nxehtët. Qumësht i ftohur.
- Që ka marrë të ftohur, që është sëmurur nga të ftohtët. Ishte i ftohur.
- Që është lëvruar për të tretën herë (për tokën). Tokë e ftohur.
- bised. euf. I vdekur. E gjeti të ftohur.