Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FUÇI

    f. sh.
    1. Enë e madhe, e rrumbullakët dhe e përzgjatur prej druri, prej metali ose prej ndonjë lënde tjetër, me dy funde të sheshta, që përdoret për të mbajtur gjëra të lëngshme, sende ushqimore etj.; vozë; sasia sa nxë një enë e tillë. Fuçi druri (llamarine). Fuçi vaji (vere, birre, djathi). Fuçi nafte (benzine, zifti). Fuçi baruti. Kapaku (fundi) i fuçisë. Rrathët e fuçisë. Dy fuçi verë (ullinj, djathë). U bë sa një fuçi u shëndosh shumë, u fry. Hap fuçinë. Mbush (zbraz) fuçinë.
    2. fig. mospërf. Njeri i shëndoshë dhe me bark të madh.

      Shprehje

      • Fuçi baruti shih te BARUT,~I. U bë fuçi hëngri shumë sa iu fry barku, u bë vozë.