FUND
m. sh.
- Pjesa e poshtme e një vendi të thelluar ose e një ene, e një arke, e një anijeje etj.; diçka e paktë që ka mbetur në këtë pjesë; pjesa e poshtme mbi të cilën mbështetet diçka; vendi ku një gjymtyrë a një organ lidhet me trupin ose ku një degë lidhet me trungun; rrëzë: fund ranor (i detit); fundi i pusit; fundi i kazanit; fundi i arkës (i hambarit); fundi i murit (i shtyllës); fundi i krahut (i këmbës); ra (u zhyt) në fund; e preu lisin në fund; e piu me fund (deri në fund) e piu të gjithë; i nxori (i gjeti) fundin (një ene) e hëngri a e piu të gjithë ç'kishte në të; zuri fundin e barkut hëngri fare pak.
- Caku ku mbaron diçka në hapësirë; pjesa në mbarim të kësaj hapësire; skaji më i largët; mbarim; kund. krye, fillim: fundi i fushës (i vargmalit); fundi i rreshtit; fundi i cigares bishti i cigares; në fund të listës; fundi i romanit; pa anë e pa fund i pamatshëm.
- Veshje e sipërme grash nga mesi e poshtë: fund me pala.
- sh. -Ra(t) mbeturina, fundërrina: fundrat e duhanit.
- Caku ku mbaron diçka në kohë; pjesa e kohës që lidhet me këtë cak; mbarim, përfundim; kund. fillim: fundi i vitit (i muajit, i javës); fundi i lojës (i mbledhjes); i jap fund (diçkaje) e përfundoj, e kryej; më në fund si përfundim; tekefundit.
- Edhe fig. bised. vdekje: i erdhi fundi.
Shprehje
- Fundi i arkës gjëja më e mirë, ajo që është ruajtur si më e mira (veshje, pemë etj.); i doli fundi (diçkaje) mbaroi, përfundoi; u prish gjithçka (për një punë etj.); fundi i fjalës shkurt, me një fjalë; fundi i fundit tekefundit; sido që të jetë; në fund të fundit tekefundit; fund e krye (e majë) që të gjithë; krejt, plotësisht; nga fundi (nga thelbi) i zemrës (i shpirtit) me gjithë zemër; (është) fundi i tiganit (i kusisë) tall. është shumë i zi (për një njeri); (është ende) në fund të dardhës ka mbetur shumë prapa, është në bisht; i nxori (i gjeti) fundin (diçkaje) e studioi thellë; i gjeti themelin; ia nxora fundin (me dikë) s'lashë gjë pa i thënë; i prisha marrëdhëniet përfundimisht me të; i vuri fund (diçkaje) e përfundoi; i vuri kapak.