FUS
kal.
- E vë ose e çoj dikë a diçka brenda në një vend të mbyllur, të fshehtë a të mbrojtur; kund. nxjerr: i futi rrobat në valixhe; i futi dhentë në kasolle (në vathë); futi mikun në shtëpi; e futën në burg; e futën në dhe e varrosën; s'ka futur gjë në gojë s'ka ngrënë asgjë.
- Ngul diçka diku; kaloj diçka nëpër një vrimë a zbrazëtirë; v. III e lë diçka të hyjë a të kalojë; kund. nxjerr: fut çelësin në bravë; fut perin në gjilpërë; çatia fut ujë.
- E hedh dikë a diçka në ujë, në baltë etj.; kund. nxjerr: e futi në lumë (në pus).
- I hedh diçka, shtie: futi kripë (piper) gjellës.
- E vë dikë në një punë; e vë dikë që të bëjë diçka për mua; e bëj anëtar të një organizate; e pranoj që të marrë pjesë diku; kund. nxjerr: e futën në punë (në shkollë); e futën nusen në magje (etnogr.); e futën në parti; i futi në skuadër (në garë).
- E përfshij brenda diçkaje; kund. heq, nxjerr: e futën në listë (në rendin e ditës); s'e fut në numër edhe fig., nuk e përfill, nuk e llogarit.
- fig. Bëj që diçka të zërë vend: ia futi në kokë (në mendje).
- fig. E bëj dikë që ta ndiejë diçka, e çoj në një gjendje të caktuar (edhe në njësi frazeologjike); vë: i futi frikën (të dridhurat); i futi në grindje (në sherr); e futi në grackë (në kllapë, në lak, në kurth); e futi në mendime.
- Vë diçka në një makinë ose në një aparat që të punohet a të përpunohet; vë: e futi në torno; e futi në veprim (në përdorim).
- bised. I bie me diçka: ia futi me pëllëmbë; ia futi vetes vrau veten.
- bised. E bëj diçka pa u menduar; flas kot: mos ia fut kot.
- bised. Iki me të shpejtë e si të mundem, çaj diku: ia futi fushës (pyllit).
- jokal. v. III. bised. fillon papritur e me forcë (për reshjet, erën etj.): ia futi njëshi (breshër, erë).
- Së bashku me emra formon togfjalësha me kuptimin e foljeve, që kanë lidhje fjalëformuese me këta emra (edhe në njësi frazeologjike): i futi kosën elbit kositi; i futi një vulë vulosi; i futi një fshesë oborrit e fshiu; e futi nën kontroll e kontrollon, e ka nën urdhër; e futi në mundim e mundoi.
- bised. Veproj shpejt e shpejt me një mjet të caktuar, i heq; i shkoj; ha ose pi diçka me një frymë; bëj diçka që më kënaq: i futi një pilaf dhe iku; i futi një të rruar; i futi një gjumë të mirë fjeti mirë e mirë.