FUSHARAK
Im. sh.
- Ai që jeton e punon në vende fushore ose ai që e ka prejardhjen nga një krahinë fushore. Malësorë e fusharakë.
IImb.
- Që jeton a punon në vende fushore ose që e ka prejardhjen nga një krahinë fushore. Fshatar fusharak.
- Që shtrihet a është në fushë, që kalon nëpër fusha, fushor. Fshat fusharak. Udhë fusharake.
- Që është tipik për krahinat fushore dhe për banorët e tyre. Natyrë fusharake. Jetë fusharake.