FUSHATË
f. sh.
- Veprimtari a punë e gjerë që bëhet gjatë një kohe të caktuar për të plotësuar një detyrë ose përpara ngjarjeve me rëndësi politike etj. Fushatë propagandistike. Fushata e zgjedhjeve. Fushata e pajtimeve në shtyp. Fushata e mbjelljeve (e korrjeve, e shirjeve). Fushata për të dhënë llogari e për zgjedhje. Punë me fushata.
- Ekspeditë që bëhet me forca të mëdha ushtarake, ekspeditë ushtarake. Fushatat e osmanlinjve kundër Shqipërisë.