FUTUR
If. sh.
- Gropë a e thelluar e vogël; kund. e dalë. Të futurat dhe të dalat e murit. Me shumë të futura e të dala.
- bised. Gji i vogël në det, në liqen etj. U fsheh në një të futur të liqenit.
- Futje.
IImb.
- Që është në një skaj ku nuk e shohim, që ndodhet thellë a në brendësi të diçkaje dhe nuk duket ose nuk gjendet lehtë; që ndodhet në mes kodrash a shkëmbinjsh e nuk e rreh era. Vend i futur. Skutë e futur.
- Që ndodhët në thellësi të diçkaje; që është thelluar si grope, i thelluar. Me sy të futur. Me faqe të futura.
- fig. Që është i afrueshëm; që ka zotësinë të futet midis njerëzve edhe kur nuk e ftojnë. Njeri i futur.