Skip Navigation or Skip to Content
X
FUTURIZËM m.let.art.
Drejtim tejet formalist e dekadent i fillimit të shekullit XX në letërsinë e në artin e disa vendeve borgjeze të Evropës, i cili mohoi letërsinë realiste e artin realist të së kaluarës e të kohës së vet, si edhe çdo trashëgim, kulturor, u ngrit kundër përmbajtjes ideore të krijimtarisë artistike e kundër brendisë kuptimore të fjalës, e trajtoi njeriun thjesht si një mekanizëm e i këndoi së shëmtuarës, duke u përpjekur të krijonte gjoja një «stil» të ri, të ashtuquajturin «artin e së ardhmes».