Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FYT

    m. sh.
    1. anat. Pjesa e sipërme e gypit nëpër të cilin kalon ushqimi prej gojës në stomak, grykë; pjesa e zgavrës së gojës ku bashkohen rrugët e aparatit të frymëmarrjes me ato të ushqimit, faring; pjesa e sipërme e gypit të frymëmarrjes; gabzherr, laring: më dhemb fyti; i mbeti në fyt; e njomi fytin piu diçka; fyti i keq (mjek.) difteria; deri në fyt (fig.); shumë, jashtë mase; kafshata (luga) e madhe të zë fytin (fj. u.).
    2. sh. mjek. Shyta.
    3. bised. Lëfyt.
    4. bised. Gyp.
    5. bised. Gllënjkë, hurbë: një fyt ujë.
    6. Jakë e mbyllur e një petku, grykë.
    7. Si mb. bised. i zbrazët.
    8. Si ndajf. bised. zbrazët.

      Shprehje

      • E bëri fyt (diçka) e hëngri të tërë; e prishi krejt; fyt më (për) fyt fytas; iu hodh në fyt (në grykë
      • ) (dikujt); e ka fytin të gjatë (të madh) është hamës i madh; i erdhi në fyt (në majë
      • të hundës); e zuri (e kapi, e mbërtheu) për fyti (për gryke) e shtrëngoi fort dikë që të bëjë një punë; ia mblodhi keqas.