Skip Navigation or Skip to Content
X
GABUAR mb.
1. Që nuk është i përpiktë e i saktë, që nuk bëhet sipas rregullave e kërkesave të caktuara; i pasaktë. Llogari e gabuar. Zgjidhje e gabuar. Përfundim i gabuar. Pasim i gabuar. Lëvizje e gabuar.
2. Që është i shtrembër, që është në kundërshtim me të vërtetën; që nuk përputhet me normat a me rregullat morale të vendosura nga shoqëria. Veprim (qëndrim, mendim) i gabuar. Sjellje e gabuar. Hap i gabuar. Ka marrë rrugë të gabuar.
3. Që ka bërë një gabim, zakonisht nga që është mashtruar nga dikush ose nga diçka; që nuk e ka parë mirë diçka dhe ka nxjerrë përfundime jo të drejta; i gënjyer. Njeri i gabuar. Doli i gabuar.
4. Përd. em. zakon. m. sipas kuptimit 3 të mbiemrit. Duhen sqaruar të gabuarit.