GARDHOLE
f. sh.
- Pjesë e ndarë me gardh thuprash brenda në një haur a në një vathë për të veçuar të vegjlit e bagëtive.
- Shtrat i nxehtë, i rrethuar me gardh thuprash, ku mbillet fara për rasate a për fidanë bimësh.
- Kurth i thurur me gardh thuprash për të zënë dhelpra a kafshë të tjera të egra.