GARDHORE
f. sh.
- Shishe e veshur me një thurimë kashte a thuprash të holla. Mbush gardhoren.
- Gardh i vogël, i thurur zakonisht me thupra rreth një fidani a një peme për ta mbrojtur; gardh i vogël që shërben si ledh për të mbajtur dheun që të mos shembet.
- Vend i rrethuar me gardh për qëllime të ndryshme (për të mbajtur bagëtinë e imët, për të mbajtur kashtën etj.).