Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GAZ

    Im.
    1. Gëzim; të qeshura të forta; e qeshur: gaz i madh; e pret me gaz; me buzë në gaz (me gaz në buzë) duke qeshur, buzagaz; ia plasi gazit; u fikën gazit u gajasën së qeshuri; për gaz e për të mira! (ur.).
    2. Dikush a diçka që na sjell gëzim; bised. çifti që martohet: gazi i prindërve; gazi të trashëgohet! (ur.).
    3. Shaka, tallje: bën gaz me shokët; u bë gazi i botës.
    IIm. sh.
    1. Dhe -ra(t) 1. trup si ajër a si avull, zakonisht pa ngjyrë e i padukshëm, që mbush çdo hapësirë; lëndë e tillë që del nga nëntoka dhe përdoret për djegie, për ndriçim etj.: gaz karbonik; gaz i plogët gaz që nuk bashkëvepron me lëndë të tjera; gaz metan; gaz helmues (lotsjellës); ujë me gaz; ngrohje me gaz. 2. sh. -ra(t) lëndë e gaztë që del nga stomaku a nga zorrët: ka shumë gazra. 3. bised. vjet. vaj guri: llambë me gaz.