Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GAZTOR sh

    m.
    1. Ai që bën të tjerët të qeshin e të dëfrejnë me shakatë që bën; ai që ka natyrë të qeshur e gazmore; shakaxhi, hokatar.
    2. teatër. Aktor që luan role komike në opereta e në pjesë të tjera; kloun. Gaztori i cirkut.
    3. vjet. Në shoqërinë feudal: shakaxhi, hokatar që qëndronte në pallatin e mbretit ose të një feudali për ta bërë të qeshte e të dëfrente, bufon.
    4. si mb.~E. Që i bën të tjerët të qeshin e të dëfrejnë. Njeri gaztor. Vajzë gaztore.