GËLLTITEM
vetv. bised.
- Kaloj poshtë pështymën a një ushqim, përcillem, kapërdihem. Gëlltitu, mos e mbaj në gojë!
- fig. Ngurroj të flas, bëj të flas dhe nuk e nxjerr fjalën nga goja. Fol, pse gëlltitesh?
- pavet. fig. (zakonisht me mohim). Është e padurueshme, nuk mund të durohet, nuk mund të pranohet (një fyerje, një turp, një urdhër etj.). Nuk gëlltitet (ky turp, kjo fyerje).
- Pës. e GËLLTIT.