Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GËLON

    jokal.
    1. Del menjëherë a vërshon një shumicë e madhe njerëzish ose kafshësh, që mblidhen diku dhe lëvizin shpejt, në mënyrë të çrregullt e plot zhurmë.
    2. Mbin a çel përnjëherë, shpërthen (për bimët, lulet). Gëlon bari. Gëlojnë lulet (gjethet).
    3. Shpërthen me fuqi dhe përhapet menjëherë; vërshon. Gëlon uji. I gëloi gjaku në fytyrë.
    4. Zien, gumëzhin nga një shumicë e madhe njerëzish a kafshësh etj. Gëlojnë rrugët. Gëlon sheshi ( qyteti).
    5. Digjet me vrull duke bërë një zhurmë të mbytur e të vazhdueshme, brambullon. Gëlonte zjarri.
    6. fig. Ka gjallëri të madhe, zien, vlon. Gëlon jeta.
    7. kryes. sh. fig. Vijnë menjëherë së bashku e me vrull (për mendimet, për ndjenjat); i vlojnë; i ziejnë. I gëlonin mendimet (ndjenjat).