Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GËNJYER

    mb.
    1. Që ka marrë për të vërtetë diçka që s'është e tillë, që ka besuar diçka të paqenë a të gënjeshtërt. Njeri i gënjyer.
    2. Që është joshur nga fjalët e bukura a nga premtimet e kota të dikujt dhe ka rënë në gabim; që është mashtruar nga dikush; që ia kanë hedhur a ia kanë bërë me hile a me dredhi; i mashtruar. Vajzë e gënjyer.
    3. Që nuk i ka dalë diçka ashtu siç e priste a e mendonte, i zhgënjyer. Doli i gënjyer. Mbeti i gënjyer.
    4. përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.