Skip Navigation or Skip to Content
X
GËRHITJE f.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes GËRHIJ.
2. Zhurmë e mbytur e dridhëse që nxjerr dikush nga gryka e nga hundët kur fle, gërhimë. Gërhitje e lehtë (e fortë). S'e zinte gjumi nga gërhitja e shokut.
3. Zhurmë e tillë që nxjerr macja e disa kafshë! të tjera. Gërhitja e maces. Gërhitja e derrit.
4. Zhurmë e zgjatur e dridhëse që bën një mekanizëm, kur është në punë, gërhimë. Gërhitja e buldozerit. Gërhitja e motorit.