GËRMOJ
kal.
- Mih në një vend dhe heq dheun për të hapur një gropë ose për të nxjerrë diçka të mbuluar. Gërmoj thellë. Gërmoj një gropë. Gërmon në themele. Gërmon me kazmë.
- edhe jokal. Kërkoj mirë diku për të gjetur diçka, kërkoj në të gjitha skutat, rrëmoj. Gërmoi nëpër xhepa. Gërmon nëpër shtëpi. Gërmon në plehra.
- edhe jokal. fig. Bëj kërkime të shumta e të hollësishme për të gjetur të dhëna për dikë a për diçka; i futem thellë një çështjeje për ta njohur sa më mirë a për të nxjerrë diçka që me intereson; hulumtoj, gjurmoj thellë. Gërmon nëpër arkiva (biblioteka). Gërmon nëpër libra. Gërmon një çështje. Gërmon për një çështje. Mos e gërmo më këtë punë!
- fig. Pyes shumë e me hollësi dikë për të mësuar a për të zbuluar prej tij diçka që më duhet. Gërmoje, se di shumë gjëra!
- jokal. fig. Përpiqem shumë të rikujtoj diçka të shkuar a të harruar, vras mendjen për të rikujtuar diçka. Gërmoj në kujtesë (në mendje).
- fig. Bëj që të kërruset e të dobësohet. E gërmoi pleqëria.