Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GËRRYER

    mb.
    1. Që është ngrënë duke i hequr një pjesë a një shtresë ose duke e bërë zgavër a gropë. Mur i gërryer. Dru (gur) i gërryer. Enë e gërryer.
    2. Që është ngrënë pak e nga pak nga ujërat, nga shirat, nga era etj. Tokë e gërryer. Shtrat i gërryer.
    3. Që është grumbulluar në një vend pas gërryerjes (për dheun, tokën etj.). Dhe i gërryer. Borë e gërryer.