GËRTHAS
jokal.
- Bërtas, thërres, ngre zërin kur flas. Gërthet fort. Gërthet me zemërim. Mos gërthit!
- Lëshoj britma të forta (nga dhembjet, nga frika, nga gëzimi etj.), këlthas; bërtas. Gërthet nga dhembja (nga frika). Gërthet me të madhe. Gërthet në kupë të qiellit gërthet fort. Qan e gërthet.
- vet. veta III. Nxjerr një zë të fortë e të çjerrë (për disa kafshë e shpendë). Gërthasin sorrat. Gërthet cjapi.
- kal. E qortoj ose e shaj dikë duke i bërtitur. I gërthet djalit. I gërthet kot. Mos i gërthit!
- kal. Grish, ftoj, thërres. Gërthas në dasmë.