GËRXHEL
m. sh.
- Pjesa e trungut të drurit të prerë që mbetet mbi tokë së bashku me rrënjët, kërcu; pjesë e rrënjëve të një druri që mblidhen për t'u djegur. Mbledh gërxhelë.
- Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes.
- Shtupë druri e rrumbullakët, e cila vulos vrimën e gurit të poshtëm të mullirit që të mos derdhet mielli.
- Koçan, kacarrum.
- fig. shar. Gërxho (për njerëzit).